Arrestohet 28 vjeçari në Durrës, lëvizte me pistoletë 'TT' dhe drogë me vete

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 31-05-2020 Arrestohet 28 vjeçari në Durrës, lëvizte me pistoletë 'TT' dhe drogë me vete Pistoleta dhe droga e sekuestruar nga policia

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 29 vjeçar në Durrës, pasi qarkullonte me pistoletë "TT" dhe lëndë narkotike.

Bëhet me dije se në pranga është vënë K.B, 28 vjeç, banues në Durrës i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Pas kontrollit në makinën e 28 vjeçarit atij i është gjetur një pistoletë tip "TT" dhe 17.5 gram lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri dhe mbante me vete dhe lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë "TT", me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093920230865479
array(1) { ["section"]=> string(80) "arrestohet-28-vjecari-ne-durres-levizte-me-pistolete-tt-dhe-droge-me-vete-208498" }