Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Arrestohet 27 vjeçari në Tiranë, i gjenden në makinë dhe shtëpi 50 kg drogë, 2 çifte dhe municion luftarak (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

27 vjeçari Ibrahim Xheleti është arrestuar nga Policia pasi në makinën e tij dhe në shtëpi i janë gjetur 50 kg drogë e llojit kanabis, 2 armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një 27-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Shupali”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • Ibrahim Xheleti, 27 vjeç, banues në Zall-Bastar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Shupalit” dhe më pas në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

120102188_769250893649557_2221174730652175383_n.jpg

Më shumë




spot_img








spot_img