Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Britani, u kap në “shtëpi bari”: Duhet të punoja për të paguar transportin (Emri - Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Britani.

Në pranga ka rënë Rition Mone, 26 vjeç. Ai është dënuar nga autoritetet britanike me tre vjet e dy muaj burgim pasi u kap me më shumë se 6,000 bimë.

Mone ishte një emigrant i paligjshëm shqiptar, i cili ishte futur kontrabandë në Britani dhe kishte filluar punë, për kujdesjen e bimëve narkotike.

26-vjeçari u kishte thënë oficerëve të policisë se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe ishte vënë në punë në fabrikën e kanabisit për të paguar koston e transportit të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese