Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për ‘plagosje me dashje’; prangosen dhe 9 të tjerë për dhunë në familje dhe vjedhje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b7eca009eb7c0ecbcde3d62fa69ab0a

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale. Nga vjedhja te dhuna në familje dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një i ri 20 vjeç i cili ka qenë i shpallur në kërkim për “plagosje me dashje”.

Njoftimi i Polcisë/Tiranë

Bien në prangat e policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kapur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. H., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. L. ( i arrestuar ditën e djeshme), ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Dervish Hima” ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së 5 biçikletave, në kohë dhe vende të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 29 vjeç, pasi në Yzberisht ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit A. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. B. 37 vjeç dhe F. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

T. Sh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img