Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Arrestohet 19 vjeçari në Rinas dhe procedohet kushërira e tij, Policia u kontrollon çantat në aeroport dhe gjen karta të falsifikuara

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia në Rinas dhe kushërira e tij 31 vjeçe është proceduar penalisht. Nga kontrolli që u është bërë çantave të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti të dyshuara të falsifikuara.

“Në Rinas, nga Policia Kufitare e Rinasit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave” i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushërira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Majlug”, Shëngjergj, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. D., 62 vjeç dhe A. D., 43 vjeç,pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Majlug” në Shëngjergj,  kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në Rinas, nga Policia Kufitare e Rinasit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave” i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushurira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.

Forcat “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç,  pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img