Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohen Vinçens Piroli dhe kushëriri i tij: 34 vjeçari u plagos në Shkodër, Marjan Marku e çoi në spitalin e Lezhës dhe u largua pa njoftuar Policinë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen Vinçens Piroli dhe kushëriri i tij: 34 vjeçari u

Vinçens Piroli, 34 vjeç i plagosur dy ditë më parë në Shkodër dhe kushëriri i tij Marjan Marku, i cili e çoi me makinë në spitalin e Lezhës, janë ndaluar nga Policia dhe akuzohen për veprat penale Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Referuar njoftimit të Policisë Shkodër, shtetasi Marjan Marku më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin Vinçens Piroli dhe më pas është larguar pa njoftuar Policinë.

Kurse vetë Vinçens Piroli, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.

Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu