Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohen tre të rinjtë në Kuç, iu sekuestrohen 48 kg drogë, një Beretta, dy armë gjahu e municion luftarak

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi në fshatin Kuç kishin mbjellë një parcelë me kanabis, ndërsa nga kontrolli iu sekuestruan 48 kg drogë, armë e municion luftarak.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatin Kuç, dy persona posedonin lëndë narkotike, armë zjarri, si dhe kishin kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Çepraku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

- E. F., 19 vjeç dhe I. G., 26 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Kuç, Njësia Administrative Horrë-Vranisht, bashkia Himarë, në vendin e quajtur “Lumi i Çeprakut”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”, dy armë gjahu të cilat i mbanin pa leje, municion luftarak, një dylbi pushke, një gjerdan brezi me fishekë për armë gjahu dhe dy radio marrëse-dhënëse.

Po gjatë operacionit, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në vendin e quajtur “Lumi i Çeprakut”, në fshatin Kuç, Himarë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll