Policia e qytetit të Palmës në Majorka të Spanjës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për trafik të shtetasve të huaj me origjinë nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Gjatë operacionit u arrestua edhe një grua shqiptare e cila udhëtonte me dokumente italiane të falsifikuara. Ajo u arrestua gjatë tentativës për të fluturuar nga Palma drejt Londrës e shoqëruar nga djali i saj dhe dy shqiptarët e tjerë të dyshuar si trafikantë.
Identiteti i personave të arrestuar dhe ndaluar nga policia spanjolle nuk është bërë publik.