
Dy shqiptarë kanë rënë në pangat e policisë britanike, pasi janë kapur në një ambient të madh, ku ishte kultivuar kanabis.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Mikeljan Dusha, 27 vjeç dhe Dylber Selimllari, 28 vjeç. Personat në fjalë janë kapur brenda në ambient duke u kujdesur për bimët narkotike.
Mediat e huaja shkruajnë se të dy u përpoqën të arratiseshi nga një dritare kur policia u fut me forcë në ambientet, por 27-vjeçari në tentativë për tu arratisur u rrëzuar duke dëmtuar kaviljen.
Policia gjatë aksionit sekuestroi 500 bimë narkotike që nëse shiteshin do të kapnin vlerën e mijërave paund. Droga ishte e kultivuar në 10 dhoma në ish-klubin Arundel në Blaenavon.
Sondazh
Poll