Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestohen hajdutët profesionistë në Fushë-Krujë, përdornin bllokues valësh për te vjedhur brenda makinave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7443154b3bbba71f839f401a5b3c03ba

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brenda një automjeti.

Makina ishte në pronësi të shtetasit K. Xh., dhe të rinjtë 26 dhe 24 vjeç kishin përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

 DVP Durrës/ Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Përdornin bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit dhe tentuan të vidhnin para brënda në mjet, por u pikasën nga Policia dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në Fushë Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brenda automjetit në pronësi të shtetasit K. Xh., duke përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit, por janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img