Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Arrestohen grabitësit 20 vjeçar në Sukth, banorët telefonuan Policinë gjatë vjedhjes me armë: Tre në pranga, vëlla e motër shpëtojnë nga errësira

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup grabitësish mes moshave 20 deri në 27 vjeç është shkatërruar nga Policia e Durrësit. Uniformat blu kanë ndërhyrë pas një telefonate në sallën operative, se këta persona po tentonin të vidhnin me armë një shtëpi në Katund Sukth.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një telefonate të marrë nga një banor në Katund Sukth se disa persona nën kërcënimin e  armës po tentonin ti vidhnin banesën, kanë vlerësuar telefonatën dhe falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, në kuadër të operaciont policor të koduar “Rrethinat”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve :

  1. Leonard Preza, 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje;
  2. Albion Kllari, 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë  për vjedhje;
  3. Domeniko Ceni, 24 vjeç,  banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:

  1. P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë  për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në  lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).

Këta shtetas ne bashkepunim me njëri- tjetrin, rreth orës  20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri  në banesën  e shtetasit B.M. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë.

Nga veprimet  e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B.,  në oborrin e banesës i kanë vjedhur  motomjetin;

2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;

3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në  banesën e shtetasit Sh. K.,;

4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur  sende të ndryshme;

5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë  vjedhur disa telefona celularë;

6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;

7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur  në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;

 8-Më datë 03.10.2021, në  Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.

Vijon puna për kapjen e  dy personave të shpallur në kërkim.

Materialet  në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan per veprime të mëtejshme  Prokurorise Prane Gjykates Shkallës Parë Durrës, për veprat penale  “Vjedhja  me armë, e mbetur në tentativë” dhe  “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img