Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Australi, u kapën në “shtëpi bari”, ja sa vite u dënuan (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy vëllezër shqiptar janë arrestuar nga policia në Australi pasi akuzohen për kultivim të kanabisit në një ndërtesë që ishte pronë e tyre, të cilën e kishin e kthyer në një shtëpi bari. Sipas medieve të huaja, në pranga kanë rënë shtetasit Emilio dhe Ivan Lukaj, përkatësiht 45 dhe 42 vjeç, të cilët janë dënuar me 11 dhe 13 vite burg për kultivim të kanabisit dhe pas kryerjes së dënimit do të ekstradohen për në Shqipëri.

Mediet vendase atje kanë publikuar pamjet e ndërhyrjes së policisë në pronën, ku të dy vëllezërit kultivonin drogën në fermën që ata kishin ngritur në Adeliade të Australisë.

Në video shfaqen oficerët e policisë duke shqyer dyert dhe duke hyrë me forcë në fermën e kanabisit. Policët gjetën qindra rrënjë kanabisi të mbjellë në shtëpinë e barit të ngritur nga të dy vëllezërit shqiptarë, të cilët prodhonin dhe trafikonin lëndët narkotike.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img