Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohen dy vëllezërit administratorë të qendrave të masazhit, rekrutonin vajza të reja si masazhatore dhe i shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë (EMRAT-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Mario dhe Andi Roshi

Mario dhe Andi Roshi kanë rënë në prangat e Policisë pasi kishin dy qendra masazhi dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi ka siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy administratorë qendrash masazhesh, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Extra Service", në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :

-Mario Roshi, 26 vjeç dhe Andi Roshi, 29 vjeç (vellezër), të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Prostitucioni" 5 shtetase.

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Extra Service”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Vihen në pranga dy administratorët e dy qendrave masazhi, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi ka siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy administratorë qendrash masazhesh, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Extra Service", në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :

-Mario Roshi, 26 vjeç dhe Aandi Roshi, 29 vjeç (vellezër), të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Prostitucioni" 5 shtetase.

Nga ana jonë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucionit”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” “Mbatjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallzimit të krimit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu