Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër në Durrës se kërcënuan policët, procedohen dhe dy pronarë hotelesh se vendosën shelzongë në plazh. Një tjetër nuk respektoi distancën

Shkruar nga Newsbomb
Pamje te shperndara nga Policia e Durresit

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur efektivët e Policisë Bashkiake.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 26 vjeç dhe R. S., 22 vjeç (vëllezër), si dhe u procedua penalisht shtetasi K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, po në Durrës specialistët për Hetimin e Krimeve në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit Z. F., 61 vjeç dhe H. D., 47 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy hoteleve të ndryshme në lagjen nr. 13, Durrës, sepse pas kontrollit të ushtruar janë konstatuar se kishin zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu, në lagjen nr. 13 Durrës, ëhstë evidentuar nga Policia një subjekt në kundërshtim me Aktin Normativ, për distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administator shtetasin M. K., nga ISHSH-ja u vendos masë administrative 100.000 lekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll