Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohen dy turq në Rinas, tentuan të udhëtonin drejt Italisë me pasaporta false

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj turq që po tentonin të kalonin drejt Italisë me pasaporta false janë arrestuar ditën e sotme nga policia në aeroportin e Rinasit.

Policia njofton se në pranga kanë rënë O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”.

Njoftimi i Policisë:

Rinas – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.

Gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img