Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Arrestohen dy të rinj në Skrapar: Nuk i ndaluan policisë dhe kur u kapën i kundërshtuan me dhunë (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6c8484fd2f40528c95d429643a65eb68

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Skrapar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Ata ishin duke udhëtuar memjet dhe nuk i janë bindur urdhërave të policisë për të ndaluar. Kur janë kapur më vonë kanë dalë nga mjeti dhe kanë kundërshtuar me dhunë efektivët. Një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë/ Skrapar

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre. Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më shumë

spot_img
spot_img