Dy shtetas janë arrestuar sot dhe një i tretë është shpallur në kërkim pasi paraqiteshin si punonjës policie, bënin kontrolle mjetesh dhe më pas kërcënonin drejtuesit e mjetëve me qëllim që t’iu jepnin lekët që kishin me vetë.
Dy drejtues mjetesh janë paraqitur në Komisariatin Nr. 5 që kanë bërë kallëzim se:
Më date 18.03.2016 në territorin e Komisariatit Kamëz, tre shtetas të panjohur kanë ndaluar dy drejtuesit duke u paraqitur si punonjës policie (civil) dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata tu jepnin lekët që kishin me vete.
Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar për të dyja kërkesat e tyre dhe ata janë larguar.
Nga ana shërbimeve të Komisariatit të policise Nr.5 Tiranë, falë një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe identifikimi i personave që kishin kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar ,që ishte tip “Ford” me targa AA 551 LI. Sekuestrohet automjeti i përdorur drejtuesi dhe pasagjeri të cilët dyshohen si autorët e mundshëm .
Shtetasi Halil Topalli,22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Kruje, i dënuar më pare për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe Shaban Topalli, 33 vjeç, banues në fshatin Tapizë , Krujë.
Arrestimi për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajta pa të drejtë e uniformës”. Të dy shtetasit e mësipërm u arrestuan. Vazhdon puna për identifikim e autorit tjetër të kësaj ngjarje.