Hapësire reklamuese

Bota

Arrestohen dy shqiptarët që u kapën në "shtëpi bari" në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen dy shqiptarët që u kapën në "shtëpi

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë ditën e sotme në Spanjë pasi rrisinin sasi të konsiderueshme kanabisi në shtëpi.

Në kuadër të një operacioni policor në Katalonjë, i cili godet prodhimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, efektivët kanë kryer një kontroll fizik në shtëpinë e dy shqiptarëve të cilëve nuk i është bërë i ditur identiteti, duke gjetur dhe sekuestruar rreth tetëqind rrënjë kanabisi të cilat dy të arrestuarit i rrisnin nën llamba të fuqishme.

Policia e Katalonjës ka arrestuar dy bashkëatdhetarët për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit. Ata janë dërguar në burgun e Barcelonës ku do të presin dënimin nga gjykata.

Në vitin 2022, policia katalanase sekuestroi 26 ton sytha kanabisi, tre herë më shumë se në vitin 2021, dhe arrestoi dy mijë e 130 persona

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese