Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohen dy shqiptarë në Londër, shpërndanin kokainë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3be967532ad3a88557f23a7c33d71127

Dy emigrantë ilegalë janë kapur duke trafikuar një kilogram kokainë me vlerë deri në 100,000 paund nga Norwich në Londër.

Shtetasit Adison Neziri dhe Abedin Jata u monitoruan nga policia britanike pasi bënin lëvizje të dyshimta me taksi në Norwich.

Prokurori Andrew Jackson deklaroi në Gjykatën e Norwich-it se dy emigrantët ilegalë kishin ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria, por ishte e paqartë se sa kohë kishin qëndruar në Angli.

Dy emigrantët ilegalë shqiptarë, u pikasën nga ana e policisë në Norwich kur oficerët vunë re një kabinë të improvizuar në një taksi ku Neziri dhe Jata shpërndanin doza të kokainës.

Oficeri i policisë së Norwichit rrëfeu për mediat angleze edhe momentin kur policia zuri në flagrancë shqiptarët.

‘Makina ishte drejtuar për në Bell Road afër Sprowston Road dhe Neziri doli nga makina ku mbante një çantë transportuesi. Ai hyri në një rrugicë dhe më pas u zhduk. Ne pritëm deri sa të kthehej në makinë ku po e priste Jata dhe më pas i arrestuam. Neziri iu gjetën edhe një grup çelësash me të cilët policia hapi dhe bastisi banesën ku ai jetonte në rrugën Sprowston.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një bllok me 995 gramë kokainë të ndarë në 61 doza’, tha oficeri i policisë së Norwichit.

Të dy shtetasit shqiptarë, Jata dhe Neziri pranuan që ishin shpërndarës droge.

Ndërsa Jata për 24 vjeçarin Philip Misner i cili u arrestua po ashtu nga policia, tha se po e përdornin si korrier.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img