Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçar pasi e kishin kthyer banesën në ‘fermë’ për kultivim të bimëve narkotike.
Mediat greke raportojnë se në banesë u gjetën 39 fidanë kanabis, si dhe paisjet që e kishin kthyer banesën në ambient për të kultivuar kanabis siç janë transformatorët, ventilatorët, filtrat e ajrit, kohëmatësi, por edhe shuma prej 545 euro.
Të arrestuarit u dërguan në prokurori për hetime të mëtejshme.