Dy hajdute femra janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Liri Çela 19 vjeç edhe Valbona Gjeli 46 vjeçe u arrestuan pasi në lagjen “Kala”, dyshohen të kenë vjedhur në dyqanin e shtetasit D.P, 31 vjeç banues në Tiranë.
Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Sondazh
Poll