Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Arrestohen dhe 6 persona të tjerë për tentativën e kultivimit të drogës në Gjoçaj, 2 u prangosën dje

spot_img

Lajme të ngjashëm

6 persona të tjerë kanë rënë në prangat e Policisë së Dibrës, në vazhdimqësi të operacionit të koduar “Gjoçaj”, ku më herët janë arrestuar dy persona të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve dhe  kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

 – T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat,    dhe A. P., 25 vjeç, baues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img