Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Arrestohen 5 “skifterët” në Kamëz, vodhën dy lopë në Universitetin Bujqësor të Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kamzës, pasi kanë vjedhur dy lopë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Bëhet me dije se pranga kanë rënë shtetasit F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë




spot_img








spot_img