Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Arrestohen 4 persona për zjarrvënie në Maqedoni të Veriut, njëri është shqiptar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka arrestuar një person me iniciale Ll.A., (32 vjeç) nga Republika e Shqipërisë, i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut, dhe ka dyshime se ai ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit.

Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Staro Nagoriçan dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik.

Gjatë ditës së djeshme, siç thuhet në njoftim, dy persona janë arrestuar, të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para fshatit Bllacë drejt Katllanovës.

“MPB apelon që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët maksimalisht t’u shmangen ndezjes së zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të pa ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img