Tirana
overcast clouds
12 ° C
12 °
12 °
87 %
3.6kmh
90 %
Pre
12 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
20 °
E premte, 23 Prill, 2021
spot_img

Arrestohen 4 beznesmenë në Venezia të Italisë, iu sekuestrohen miliona euro pasuri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër biznesmenë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave vendase ata janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj, si dhe Gëzim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia. Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës.

Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit, por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet kanë zbardhur një libër i quajtur “Lista e Krishtlindjes“, i ruajtur në një kompjuter në zotërim të të arrestuarve, dhe ku ishin shënuar dhuratat që sipërmarrësit shqiptarë u jepnin drejtuesve të kantierit detar për të marrë sa më shumë tendera prej tyre.

Gjatë hetimeve atyre u janë sekuestruar 1.3 milionë euro vlera materiale, 8 benasa, automjete dhe kuota në llogari të ndryshme bankare.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img