Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohen 38 persona brenda ditës për vepra të ndryshme penale

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndaluar dhe arrestuar në të gjithë vendin 38 persona për vepra të ndryshme penale. Midis tyre 10 persona ishin shpallur në kërkim, 4 janë arrestuar për dhunë në familje dhe armëmbajtie pa leje, ndërsa 11 persona për krime kundër personit, pronës, kundërshtim të punonjësit të policisë, narkotikët etj.

 “Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 38 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe konkretisht :

- Janë kapur 10 persona që ishin të shpallur në kërkim.

- 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

- 3 persona për vjedhje të energjisë elektrike.

- 5 persona të arrestuar në flagrancë për vjedhje.

- 4 persona për dhunë në familje dhe armëmbajtie pa leje.

- 11 persona të arrestuar për krime kundër personit, pronës, kundërshtim të punonjësit të policisë, narkotikët etj.

Policia Rrugore ka vendosur 324 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi e bllokuar 2 automjete pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 18 persona në të gjithë vendin” thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu