Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohen 3 transportuesit e drogës në Vlorë, kapen me 24.5 kg kanabis dhe euro kriminale (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b136e58e0884e72f72bda6d70e78fa6

Arrestohen në flagrancë 3 trafikantë në Vlorë të cilët po transportonin 24.5 kg lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë:

S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;

D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;

T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;

Ndërkaq, u ekuestrohen 24.5 kg cannabis sativa dhe 2600 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy automjete të dyshuara se mund të transportonin lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave përgjegjës.

Si rezultat, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Transportuesit”, në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 24.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;

D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;

T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

96087921_233450524553732_1382817342886510592_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img