Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë të drogës në Itali, 2 prej tyre sapo u kthyen nga Tirana

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë  të moshave 35, 33 dhe 28 vjeç, ndërsa ishin në kërkim që nga data 22 maj 2019.

Shqiptarët kanë qenë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Bergamo që merrej me trafik kokaine, heroine, hashashi dhe marijuane, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari 28-vjeçar dhe 33-vjeçari u ndaluan nga agjentët në aeroportin e Orio al Serio, sapo u ulën me një fluturim nga Tirana. Të dy janë të njohur për policinë dhe kishin rol të rëndësishëm në bandën e trafikut të drogës.a

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll