Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë një 45 vjeçar të cilit pas kontrollit në makinë i është gjetur kokainë.
“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, në pranga ka rënë një 25 vjeçar që drejtonte makinën i dehur dhe një 32 vjeçar që dje u përfshi në një aksident me një motori, për pasojë drejtuesi i tij ndërroi jetë. Një tjetër 32 vjeçar është shpallur në kërkim nga Blutë e Tiranës.
“Më datë 30.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.