Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Arrestohen 26 persona për vepra të ndryshme brenda dy ditëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Puna e policisë së shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë të vendit dhe goditjen e paligjshmërisë vijon, duke u arrestuar 26 persona brenda 24 orëve të fundit. Autoritetet shqiptare vazhdojnë kontrollet  për persona që kanë shkelur ligjin me vepra të ndryshme.

albsig

spring

“Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 26 persona për vepra të ndryshme penale dhe konkretisht:

– Janë kapur 6 persona që ishin të shpallur në kërkim .

– 7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

– 5 persona për vjedhje të energjisë elektrike dhe vjedhje të pronës private.

– 5 persona për dhunë në familje dhe armëmbajtie pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

– 3 persona për Trafiqe të paligjshme dhe narkotikët.

Policia Rrugore ka vendosur 298 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 4 leje drejtimi, e bllokuar 3 automjete pa dokumentacion përkatës.

Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 21 persona në të gjithë vendin.

Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me preçedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt”, ka deklaruar policia e shtetit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img