Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Arrestohen 2 të shumëkërkuarit në Vlorë, njëri vrau çobanin me plumb në ball, tjetri qëlloi në ajër me armë nga makina luksoze (EMRA-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

fc70240ed468518adec5ab5297332fab

2 të dënuar me burg kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë.

Një prej të arrestuarve është Ergest Sina, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili sakaq është arrestuar në 2016 pasi ka qëlluar me armë në ajër nga një makinë luksoze.

Ky person ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2016, në zonën e Skelës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

I dënuari tjetër i arrestuar është Vullnet Lelaj, 38 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Selenicë, i cili është autor i vrasjes së një Çobani, djalë i ri nga Librazhdi.

Lelaj dhe Sheref Lelaj, akuzohen si vrasës të Endri Kostejas, nga Librazhdi, ngjarje e ndodhur më 12 gusht të vitit 2016. Viktima punonte si çoban në stanin e shtetasve të arrestuar. Ai u dërgua i vdekur në spital si pasojë e një plumbi në kokë. 

Vullnet Lelaj është dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Moskallëzim krimi, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në korrik të vitit 2016, në fshatin Vranisht, ku për motive të paqarta mbeti i vrarë një 20-vjeçar nga Librazhdi.

DETAJE nga policia: Policia ka vënë në pranga 2 shtetas në kërkim, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Njëri i dënuar me 6 vite, ndërsa tjetri me 2 vite burgim.

Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërie dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, strukturat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë realizuar me sukses kapjen e dy shtetasve në kërkim:

  • Vullnet Lelaj, 38 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Selenicë.

Ky shtetas është dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Moskallëzim krimi, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në korrik të vitit 2016, në fshatin Vranisht, ku për motive të paqarta mbeti i vrarë një 20-vjeçar nga Librazhdi.

Ky shtetas u kap duke udhëtuar me automjetin e tij në fshatin Ploç të Selenicës dhe është dënuar nga Gjykata edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

  • Ergest Sina, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2016, në zonën e Skelës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ditën e djeshme, pas kapjes së këtij shtetasi është ushtruar kontroll në banesën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak (72 fishekë) dhe 1700 fara të dyshuara si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img