Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohen 2 të shumëkërkuar në Tiranë, njëri i mori para me dhunë një personi, e kërcënoi me publikim të fotove e videove në rrjete sociale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

170291ee81b279d06e275c9c39cb76d3

Në Tiranë janë arrestuar 2 persona, njëri i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Bëhet fjalë për A. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sakaq është arrestuar edhe M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

DETAJE: Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë ndalimin e shtetasit A. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img