Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestohen 13 persona në Tiranë, akuzohen për vjedhje, dhunë e drogë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7dd9e6e27d676fc212621333c26a1e48

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, këta persona akuzohen për vjedhje, dhunë, kanosje e lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Tiranës janë vënë në pranga 13 persona për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre sipas informacioneve të policisë ishin të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T. S.(Ll.)., 34 vjeç dhe B.(M). Gj., 33 vjeç, banues të dy në Burrel, pasi në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit në dhomën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Nga verifikimet ka rezultuar se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Burrel.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. N., 23 vjeç, për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur një shtetase.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Xh., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. H., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur K. S., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një levë metalike me majë të mprehtë që shërben për hapjen e dyerve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar u bë ndalimi i shtetasit D. K., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, pasi në një pikë karburanti ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar.

Po ashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Sh. M., 60 vjeç, H. B., 55 vjeç, A. Sh., 35 vjeç dhe G. K., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

F.M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

I.L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf” është përplasur me mjetin motor me drejtues N. T., i cili dyshohet se ka bërë një manovër të gabuar. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi N. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img