Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Arrestohen 1000 protestues në Britani

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen 1000 protestues në Britani

Policia britanike ka arrestuar rreth një mijë persona në Londër, që nga momenti kur protestat ambientaliste filluan një javë më parë.

Policia njoftoi se për 40 persona janë ngritur akuza për lidhje me protestën në vazhdim të oganizuar nga grupi ambientalist Rebelimi kundër Zhdukjes, duke përditësuar numrin total të të arrestuarve në 963.

Protestuesit kërkojnë veprim urgjent nga qeveria për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe krizën ekologjike. Ata kanë bllokuar disa rrugë kryesore dhe të frekuentuara në Londër, ku përfshihen Ura Ëaterloo, Oxford Street dhe Sheshi i Parlamentit.

Protestuesit kërkojnë që qeveria të pranojë se ka një krizë mjedisore, të zbatojë politika ligjërisht obligative për të reduktuar emetimin e karbonit deri në vitin 2025, si dhe të formojë asamblenë e qytetarëve për mbikëqyrjen e ndryshimeve të nevojshme për arritjen e qëllimit.

Ndërkohë, protestuesit nuk mbahen të izoluar, shumica prej tyre lëshohen brenda disa orëve pas dhënies së deklaratave në stacionet policore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll