Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i vëllezërve Aliko/ Tahiri: Do vendoset drejtësi për ty Ibrahim

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në facebook pas arrestimit të Arbion dhe Alban Alikos, si të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj RENEA-s 4 ditë më parë në Lazarat, ku gjeti vdekjen efektivi Ibrahim Basha.

Tahiri duke iu drejtuar efektivit të ndarë nga jeta shkruan se kolegët e tij e kryen punë për të vënë përpara drejtësisë ata që ngritën dorë mbi të. Ministri Tahiri ka falenderuar të gjithë efektivët e policisë dhe qytetarët që mbështetën Policinë e Shtetit gjatë këtij aksioni.

“Kolegët e tu kryen punë Ibrahim. Ata që ngritën dorë mbi ty, u arrestuan për tu vënë para drejtësisë.  Më në fund drejtësi, për ty Ibrahim, për vetë banorët e Lazaratit, për qytetarët e ndershëm që duan një Shqipëri të drejtë e përfundimisht të lirë nga kërcënimi i frikës. Faleminderit të gjithëve, burra e gra në Policinë e Shtetit, e mbi të gjitha qytetarë pafund që mbeshtetët fort Policinë gjatë këtyre orëve të vështira për të gjithë. Policia që duam”, shkruan Tahiri.

Vëllezërit Aliko u arrestuan sot nga Policia në fshatin Kardhiq të Gjirokastrës.

Lexo edhe: Dorëzohen pas rrethimit nga policia Arbion dhe Alban Aliko, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit Basha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu