Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Arrestimi i Thoma Gëllçit, gazetarja jep detaje të reja: SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për 6 tendera të tjerë, kërkohet sekuestrimi i këtyre dosjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 ish-vartësit e tij, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj, u arrestuan pak ditë më parë me urdhër të SPAK, për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera.

Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja nga hetimet e SPAK, ku bëri me dije se Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet edhe për 6 tendera të tjerë të RTSH-së, ku dyshohet se ka abuzime. Ajo u shpreh se është kërkuar sekuestrimi i dosjeve për këto tendera, ndërsa shtoi se SPAK ka administruar edhe një email komunikimi përsa i përket procedurave të tenderave.

“SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë të RTSH-së. Janë 6 tendera, njëri prej tyre është zhvilluar në vitin 2018. Kërkohet sekuestrimi i dosjeve të këtyre tenderave. Veprimet e fundit të Prokurorisë kërkojnë të hedhin dritë për tënderimet që janë bërë në RTSH.

SPAK ka administruar edhe një email komunikimi përsa i përket procedurave të tenderave. Hetimi ka vazhduar për 1 vit, ndërsa edhe 1 vit tjetër dosja ka qenë në sirtarin e Prokurorisë”, tha gazetarja Anila Hoxha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img