Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Arrestimi i Tesi Bashos, reagon Lleshaj: Vlora duhet të ndihet sot më e sigurt dhe Policia e Shtetit më krenare

spot_img

Lajme të ngjashëm

019c2c58798242016a1ae66f9b7b4fef

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas arrestimit të Tesilvano Bashos, i njohur ndryshe si Tesi, i cili është pjesë e bandës së Llanajve në Vlorë, ndërsa është dënuar me ‘burgim të përjetshëm’ në Itali.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Lleshaj shprehet se finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi profesionalizmin Policisë së Shtetit, që po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Ministri thekson se Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurt, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale.

Statusi i plotë:

Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur.

Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale.

Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses.

Ndërkohë, operacioni vazhdon… 

Më shumë

spot_img