Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i të riut që përndoqi vajzën në Tiranë, Balla: Stop dhunës me bazë gjinore

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i të riut që përndoqi vajzën në Tiranë,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me arrestimin e një 27-vjeçari i cili rezulton se ka përndjekur për disa muaj një vajzë në Tiranë.

27-vjeçari me iniciale A.C u arrestua sot në kuadër të operacionit të koduar “Cross road”.

Në banesën e të riut u gjet gjithashtu një sasi municioni luftarak. Duke marrë indicie nga ky rast, ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar.

Lexo edhe: Përndoqi prej muajsh një shtetase, arrestohet 27-vjeçari

Balla nënvizon se institucinet përkatëse duhet t’u ofrojë viktimave të dhunës mbrojtje, mbështetje dhe riintegrim të plotë në punë dhe shoqëri.

Teksa përgëzon policinë e shtetit për arrestimin e 27-vjeçarit, Balla bën thirrje që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt.

“Stop dhunës me bazë gjinore”, është mesazhi i Ballës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook

STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE

Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë.

Ta përndjekësh është dhunë.

Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë.

Përgëzoj Policinë e Shtetit, Komisariati i Policisë nr.6Tiranë, të cilët sapo kanë ndaluar një shtetas që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj. Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese