Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Arrestimi i Shkëlqim Mirit, kush është Gentian Doda që korruptoi gjyqtarin me mijëra euro (HISTORIKU I VRASJEVE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme u arrestua gjyqtari SHkëlqim Miri me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet se fshehu pasurinë. Gjatë një kontrolli në banesë mbrëmë nga policia iu gjetën 300 milionë lëkë të vjetra dhe 20 mijën euro. Ai u hetua nga prokurorët për 1 vit rresht, pasi akuzohet se ndryshoi kualifikimin e një vrasje të dyfishtë në Burrel në vitin 1997 të kryer nga Gentian Doda në këmbim të 20 mijë eurove.

Kush është Gentian Doda

albsig

Ai është ekstraduar nga SHBA në vitin 2012 dhe për katër vite i ka kaluar të treja shkallët e gjyqësorit.

Përpara rigjykimit në Gjykatën e Burrelit, çështja e tij ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Edhe pse procesi monitorohej në çdo hap, sërish dy gjyqtarë të kësaj gjykate u dyshuan se mund të ishin angazhuar për të lehtësuar pozitën e të pandehurit.  E megjithatë kjo dosje kaloi edhe në Gjykatën Kushtetuese e cila vendosi të kthejë për rigjykim çështjen penale ndaj të pandehurit Gentian Doda.

Që me ekstradimin e tij nga SHBA në vitin 2012, një përfaqësues i ambasadës udhëtoi drejt Burrelit ku ndoqi seancën për caktimin e masës së sigurimit ndaj Gentian Dodës.

Më pas ai iu nënshtrua procesit gjyqësor dhe në përfundim të tij u dënua me 20 vjet burg, ndërsa akuza e ngritur ndaj Dodës është ajo e vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Sipas akuzës së prokurorisë rezulton se autori i dyshuar i vrasjes Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima.

Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera.

Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë.

Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht edhe shtetasi Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Prokuroria thotë se më datë 27.10.1997 rreth orës 11.30’ viktima Gazmir Dedja ishte duke shëtitur në qytetin e Burrelit së bashku me disa të njohur të tij.

Në afërsi të gjimnazit të qytetit ai është takuar me vëllain e tij Halit Dedja dhe pasi biseduan u ndanë pak metra larg njëri-tjetrit.

Gjatë bisedës, shtetasi Halit Dedja i ka thënë të vëllait Gazmir Dedja se një makinë e markës “Benz” me targa DR po vjen vërdallë dhe ki kujdes.

 Familjarët e viktimës akuzuan Dodën si autor të krimit

Në lidhje me vrasjen e Gazmir Dedjas prokuroria ka marrë në pyetje  familjarët e viktimës si vëllain e tij Halit Dedja (i vrarë në vitin 2010 në Tiranë), babain Fehmi Dedja (i vrarë pas ngjarjes) dhe nënën e viktimës Xhevrie Dedja.

Nga shpjegimet e tyre ka rezultuar se viktima Gazmir Dedja ishte duke bërë shëtitje në qytetin e Burrelit bashkë me disa të njohur të tij.

Në afërsi te gjimnazit të qytetit ai është takuar me të vëllain Halit Dedja dhe pasi biseduan pak minuta u ndanë pak metra larg njëri-tjetrit.

Dëshmitari Halit i ka thënë të vëllait (të bënte kujdes një  makinë me targa të Durrësit po lëvizte aty pranë.

Vetëm pak çaste më pas një person ka thirrur në emër shtetasin Gazmir Dedja dhe menjëherë sapo ka kthyer kokën është qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë e plumbave ka humbur jetën edhe shtetasi Asllan Gjoka i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, nga hetimi i çeshtjes ka rezultuar se nga viti 1997 e në vazhdim shkak i konfliktit me pasoja të rënda ka qenë perplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img