Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestimi i Shefit të Aksidenteve, babai i të plagosurit mesazh Saimir Tahirit: Po m’i bëjnë presion djalit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fff6996850d6ca671e65d29de0554443

Arrestimi i Shefit të Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor në Vlorë, Myslym Ismailajt është kryer pasi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vënë në dijeni për manipulimin që ai kërkonte t’i bënte ngjarjes tragjike në Lungomare ku humbi jetën një 17 vjeçar dhe mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit 21 vjeç.

Sipas gazetarit të “News 24”, Enrik Mehmetit, ka qenë babai i të plagosurit, Petro Bejës, ai që ka njoftuar me anë të një mesazhi ministrin Tahiri. Babai i drejtuesit të mjetit ka njoftuar ministrin se Ismailaj ka kërkuar nga djali që të deklarojë se ka probleme me shikimin për shkak të veçorisë së tij, pasi sytë i ka me dy ngjyra të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë fare me problemet me shikimin, nga të cilat 21 vjeçari nuk vuan. Zyrtari i policisë kërkonte që shkak për aksidentin të mos konsiderohej mungesa e sinjalistikës.

Ashtu siç thuhet edhe në njoftimin e SHÇBA, menjëherë ka nisur hetimi për Myslym Ismailajn për t’u arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në aksidentin e ndodhur më 26 nëntor humbi jetën 17 vjeçari Kristi Panajoti dhe mbeti i plagosur Petro Beja.

Lexo edhe: Arrestimi i Ismailajt, polici nxori nga dhoma familjarët, presion 21 vjeçarit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img