Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestimi i serbit, Sveçla: Këta kriminelë po marrin urdhra nga Beogradi, do të përballen me drejtësinë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i serbit, Sveçla: Këta kriminelë po marrin urdhra nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me arrestimin e bërë së fundmi të një shtetasi serb, pasi akuzohet për sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla thotë se i arrestuari i tretë i radhës është Urosh Vukasinoviç. Më tej ministri theksoi se kriminelët po përballen me drejtësinë.

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet. Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, ka shkruar ai.

Uros Vukasinovic, është serbi i arrestuar nga policia e Kosovës si organizator i sulmeve në veri ndaj gazetarëve. Arrestimi i tij është kryer si rezultat i hetimeve, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj gazetarëve në datë 16 qershor 2023.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese