Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestimi i Seit Manahasës në Peqin, policia zbardh ngjarjen: Në kërkim bashkëpunëtori, morën peng dy persona dhe i dhunuan për disa orë, i shantazhuan për t’u marrë 20 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i Seit Manahasës në Peqin, policia zbardh ngjarjen: Në

Ditën e sotme forcat RENEA arrestuan në Peqin Seit Manahasën, i cili akuzohet se ka marrë peng dy persona dhe i ka dhunuar për disa orë. Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit, ku bën me dije se Manahasa ka patur edhe një bashkëpunëtor tjetër, 37 vjeçarin K.M.

Të dy këta persona kanë mbajtur peng pranë një poligoni inertesh shtetasin G.M dhe shoqëruesen e tij F.D, duke i dhunuar dhe kërcënuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20 mijë eurosh.

37 vjeçari K.M është në kërkim nga policia, teksa bëhet me dije se dy autorët kanë arritur të marrin 12 miëj lekë nga personat që mbajtën peng.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Poligoni".

Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar "Poligoni", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

S. M., 38 vjeç, banues në Peqin.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese