Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit, reagon ministri belg: Ka patur një gabim njerëzor

Shkruar nga Newsbomb

Ministri belg i Drejtësisë Koen Geens ka reaguar në lidhje me operacionin e koduar “Oaz” që çoi në arrestimin e 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal Bajri, ndër ta edhe Safet Bajri (Rustemin).

 

Ministri belg i përgjigjet deklaratave të zv.ministrit të Brendshëm shqiptar Besfort Lamallari, i cili tha se Safet Bajri mund të ishte arrestuar më parë, nëse proedurat në Belgjikë do të kryheshin më shpejt.

Geens e pranon se për transferimin e dosjes së Safet Bajrit ka patur “një gabim njerëzor” që ka çuar në këtë vonesë, por vlerëson thelbin e aksionit për goditjen e grupit, duke thënë se ishte një bashkëpunim shumë i mirë mes institucioneve të dy vendeve.

“Ka patur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Ky person ka shumë mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Do ishte më mirë që të mos dëbohej nga Belgjika”, është shprehur Geens.

Safet Bajri, i dënuar me 22 vjet burg në Belgjikë për trafikim të qënieve njërëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu