Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i paralajmëruar nga Newsbomb.al, policia jep DETAJE: Si u kap në pyll 45 vjeçari që përdhunoi kushërirën e mitur

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e 45 vjeçarit në Divjakë për përdhunimin e kushërirës së mitur.

Ashtu siç edhe transmetoi Newsbomb.al ditën e djeshme, autori u fsheh në një pyll në fshatin Grabjan për t'i shpëtuar policisë.

Por pas disa orë kërkimesh është vënë në pranga shtetasi me iniciale F.J., i cili ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij 16-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet nga policia autori i dyshuar për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Pas kallzimit të marë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisaritit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll