Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Arrestimi i mjekut të Traumës, Prokuroria: Shoqërohen edhe 2 të tjerë, merrnin ryshfet për kryerjen e skanerave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja për aksionin e Policisë në Spitalin e traumës, ku u arrestua mjeku Fitim Marku, me akuzën e korrupsionit.

Në njoftim bëhet me dije se janë shoqëruar në komisiariat edhe shtetaset K.B. me detyrë infermiere, si dhe S.B. me detyrë mjeke.

Sipas organit të akuzës, mjekët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u merrnin shuma të konsiderueshme parash pacientëve të ndryshëm për kryerjen e skanerëve pranë Spitalit të Traumës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë

Sot më datë 23.09.22, pas një punehetimore disa javore me metoda speciale të hetimit,nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisëTiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Më shumë




spot_img








spot_img