Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, Murrizi SHPËRTHEN në Kuvend: Peshqit e mëdhenj janë politikanët, nuk ka qytetar që si ka dhënë peshqesh mjekut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

80c15356f0ae9886da229b03187ba751

Deputeti Myslym Murrizi ka shpërthyer në Kuvend për arrestimin e mjekut Edvin Prifti nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Murrizi tha se peshqit e mëdhenj janë politikanët dhe drejtësia duhet të jetë njëlloj për të gjithë.

Sipas tij, problemi është i gjithë sistemit shëndetësor dhe jo vetëm i një mjeku.

“Pas ngjarjeve të fundit. Të trumbetuar nga i pari i juaj, arrestimi bombastik i gjyqtares dhe më pas i mjekut desha të them që Shqipëria është më afër BE-së.

Grupet po goditen një nga një. I pari grupi i Tires, i dyti i Enkelejdës dhe i treti i Edvinit.

Jam kundër çdo lloj abuzimi me funksionet publike, si të Enkelejdës, ashtu edhe të Edvinit.

Por që t’i shisni mend publikut si një fitore e madhe më vjen turp që jam pjesë e kësaj salle. Peshqit me mëdhenj prej 30 vitesh kanë qenë në këtë sallë.

Mirë ky Edvini qenka e keqja e madhe e shëndetësisë. Më gjeni në 30 vite një njeri që halli e ka çuar në dyert e spitalit që nuk ka dhënë një peshqesh të vogël punonjësve shëndetësorë.

Ju kërkoni ti hidhni hy syve të shqiptarëve që thoni luftuan krimin me Edvinin.

Më thoni një mjek që nuk i viziton ditën tek shteti dhe i çon natën te privati.  Drejtësia duhet të jetë të gjithë njëlloj.  Peshqit e mëdhenj janë vetëm politikanët.

Ju që kurrë nuk jeni regjistruar në QKR qoftë edhe si shitës qoftesh. Nuk keni paguar asnjëherë lekë”,- tha Murrizi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img