Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka njoftuar për protestë ditën e nesërme si reagim për burgosjen e dy mjekëve të Spitalit Ushtarak Tiranë, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj, pas ngjarjes së Velipojës.
Me anë të një njoftimi në Facebook, Sindikata fton të gjithë mjekët që të marrin pjesë në këtë tubim, për t’i thënë “ndal abuzimit me burgosjen për show të punonjësve të personelit shëndetësor”.
Postimi i plotë i Sindikatës:
Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali.
BASHKOHUNI ME NE!
EJANI NË TUBIM !
TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOW TE PUNONJESVE SHENDETESOR!
Koha eshte tani!
Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!!