15 urdhër-arreste janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi të bërë nga pronari i një rrjeti laboratorësh për analiza private në Tiranë. Në pranga kanë rënë 3 mjekë, disa pronarë agjencish udhëtimesh në kryeqytet dhe disa sekserë.
Mësohet se ka qenë vetë pronari i rrjetit të laboratorëve “GENIUS LAB”, Besnik Cullahaj, i cili ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës pasi, se mjekët kishin ngritur një bazë për falsifikimin e testeve të covid-19, që përdoreshin për dërgimin e udhëtarëve jashtë vendit.
Sipas Cullahajt, një prej mjekëve që punonte te QSUT-ja, falsifikonte testet e Covid-19 me vulat e laboratorit “GENIUS LAB”, por asnjë prej të arrestuarëve nuk është pjesë e stafit të tyre.
Në këmbim të rezultateve të falsifikuara të testeve të covid-19, mjekët merrnin nga 30-40 euro.
Dy mjekët e arrestuar janë Marinela Kalaja dhe Klodian Muharremi.
Emrat e arrestuarve në kuadër të këtij operacioni:
1- Klodian Muharremi me profesion mjek laborant pranë QSUT
2- Eltjon Kola lindur ne Puke dhe banues ne Tirane
3- Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues ne Tirane
4- Blerim Cibaku, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane
5- Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues ne Tirane
6- Marinela Kalaja, Mjeke prane kompanisë FarmaNet
7- Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues ne Tirane
8- Alfred Cani, lindur ne Çidhën dhe banues ne Tirane
9- Igli Çela inxhinier ne Oshee, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane
10- Mario Bicja, lindur dhe banues ne Tirane
11- Xhuliano Senko i, lindur ne Mukaj dhe banues ne Tirane
12- Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë
13- Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë
14- Eraldo Kalemajm lindur në Fier dhe banues në Fier
15- Ermir Koçi, lindur dhe banues ne Tirane.