Pas arrestimit të deputetit Milaim Zeka, ka reaguar bashkëshortja e tij Edlira Qefalija. Zeka akuzohet për veprën penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Sakaq, bashkëshortja e tij ka deklaruar se prokurorët dhe gjykatësit po ndjejnë presion nga shantazhuesit. Qefalija ka fajësuar organet e drejtësisë, për rrëmujën e madhe që ndodh në vend, që sipas saj, është rezultat i padrejtësisë.
“Gjyqet publike ndaj figurave të ndryshme janë ende hallva që gëlltiten të papjekura, sepse frika që prokurorët dhe gjykatësit ndiejnë para presionit të disa shantazhuesve të paskrupullt është në fakt rezultati real i gjithë asaj çka është instaluar në Kosovën e haraçit, gazit lotsjellës, zolës, intimidimit dhe Turpit. Ju mbulojini turpet tuaja me sulme te tilla, por drejtesia do vihet ne vend”, ka shkruar Edlira në Facebook.
Deputeti i Zeka u arrestua ditën e sotme pasi ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë.