Bëri bujë të madhe, dy ditë më parë në media, arrestimi në Itali i mbesës së zyrtares së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Gaia Mogherini u vu në prangat e policisë italiane gjatë një aksioni për shkatërrimin e një grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës në Romë.
Hetimet kishin nisur në vitin 2016 dhe në pranga kanë përfunduar 21 persona, mes tyre dhe mbesa 28 vjeçare e Mogherinit. Por pavarësisht bujës në media, pa shumë bujë kaloi kjo ngjarje në radhët e politikës europiane.
Dhe pikërisht për këtë ironizon pedagogur Erlis Hereni i cili me tone sarkastike i cilëson “prapa dynjajsë ata të BE”.
REAGIMI I PLOTË I ERLIS HERENIT:
Sipas mediave tona, referuar atyre te huaja, ne nje operacion kunder narkotikeve ne Itali, nje nder te arrestuarit e grupit per posedim te lendeve te forta narkotike, ishte edhe mbesa e Perfaqesueses se Larte per Politiken e Jashtme te BE, Znj. Federica Mogherini.
Po sipas lajmeve, kjo ngjarje ishte e perseritur, pasi e njejta mbese ishte arrestuar edhe ne 2016 per te njejten akuze.
Prita sa Prita po u zhgenjeva rende nga “opozita” ne BE; sepse jane komplet prapa dynjase!
Po si ore nuk doli nje perfaqesues, po minimalisht nje zedhenes a nje militant i thjeshte qe te denonconte lidhjet e Krimit dhe Droges me Mogherinin si dhe me blerjet e zgjedhjeve ne Parlamentin Evropian nga parate e droges?!
Çudi e madhe per bese… ?♂️
Konkluzioni; ne BE nuk marrin ere nga Politika, prandaj duhet te dergojne grupe politikejsh per Erasmus Politikus Albanus, prane shkollave te poltikes opozitare shqiptare, per tu kualifikuar!
Ndoshta bejne hajer…